TIRANË

Pritet të nisë sot në GJykatën e Tiranës, seanca në ngarkim të kreut të PD, Lulzim Basha i marrë i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA. Shefi i opozitës, Lulzim Basha, është dërguar zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.

Në të njëjtën dosje e për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, dhe shefi i financës së këtij subjekti politik, Ilir Dervishi. Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë.

Lidhur me këtë cështje kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh në një prononcim për mediat se nëse dosja ka elementë që i parashikon ligji atëhere t’i kalohet SPAK-ut. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për ‘ BalkanWeb’ se socialisti Taulanta Balla ka kërkuar që Gjykata duhet të kthejë për hetim të plotë rastin e lobimit të PD

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb