Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.

Në seancë do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti Ilir Meta, si dhe njoftohet kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb