TIRANE

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, kanë kaluar një moment delikat mes tyre në “Big Brother VIP”, pas një diskutimi që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Gjithçka duket se ka nisur që nga një konfrontim që Meritoni ka pasur me Egla Cenon, ku ka ndërhyrë edhe Ilnisa.

Pas kësaj situate, Meritoni i ka thënë Ilnisës të mos përfshihej se do të t’i përdorin kundër këto situata, gjë që mesa duket Ilnisën e ka prekur.

Ajo është shprehur e zhgënjyer dhe e lënduar nga partneri i saj, i cili sipas saj ka krahasuar situatën me Eglën më raste të tjera, ku ajo nuk ka ndërhyrë.

Pjesë nga diskutimi:

Ilnisa: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove.

Meritoni: Por jo sa u vrava unë.

Ilnisa: Unë kam qenë gjithë ditën e mbyllur në vete.

Meritoni: Po unë nuk kam qenë i lënduar?

Ilnisa: Se të më krahasosh historitë, më prek, se i kam dy fjalë edhe me të tjerët…

Meritoni: Mos u kthe tek situata, a ta kam thënë ndonjëherë pse nuk hyn në situatat e mia? A të kam thënë ndonjëherë unë që pse nuk ndërhyre për Loarin? Thjesht të dhash një mendim.

Ilnisa: Si të guxoj unë pa guxuar ti. Mënyra krahasuese sot më lëndoi.

Meritoni: Thjesht po te them që kujdes se sot po ta përdorin. Kujdes nga njerëzi që afron se edhe ata ta përdorin. A ki besim tek unë?

Ilnisa: Si mendon ti?

Meritoni: Një ‘Po’ e madhe!

Ilnisa: A duhet të jetë e madhe patjetër kur unë jam me ty?

Meritoni: Ka një botëkuptim timin.

Ilnisa: Po unë sot jam e mërzitur, shumë e mërzitur se nuk kam folur…

Meritoni: Mendon ti që unë nuk jam i mërzitur? Edhe unë jam i mërzitur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: