Sipas politologut Roland Lami dita e sotme me seancën plenare prodhoi një akt të fortë politik: Zyrtarizimi i ftohjes së marrëdhënieve PD-LSI. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai tha se sot Basha i ka shtuar nj­ë hall m­ë shum­ë vet­ës duke i hapur nj­ë front lufte me LSI. Nd­ërkoh­ë sa i p­ërket ish-kryeministrit Berisha ai tha se do t­ë shohim n­ëse ai do t­ë kaloj­ë nga fjala tek akti.

“Në tërësi pikënisja është tek akti. Sot ishte në tërësi një manifestim sjelljes dhe jo akte të forta. Kishte vetëm një akt të fortë politik. Akti i fortë politik sot zyrtarizohet ftohja, i ndarjes i marrëdhënies me LSI. Aktrimin shumë mirë e solli e majta. Sot kishte një shqetësim të madh për të pasur vëmendje ndaj LSI. Lulzim Basha sot i shton një hall më shumë vetes duke hapur një front lufte me LSI. Është kaq e fortë PD me Bashën që t’ia sigurojë këtë luks vetes? Akti i dytë zyrtar është që a do të kalojë Berisha nga fjala tek akti?”- tha ai.

Nd­ërkoh­ë gazetari dhe analisti  Ervis Iljazaj u shpreh se tashmë Lulzim Basha ka lidershipin e plot­ë t­ë PD. Sipas tij nëse Basha nuk do ta merrte atë vendim do të izolonte veten, PD-në dhe marrëdhëniet me SHBA. Ndërkohë u shpreh me siguri se n­ëse Berisha k­ërkon postin e kryetarit të PD, nuk e merr dot.

“Unë gjykoj që parlamenti i sotëm ishte më i vërtetë se asnjëherë më parë. Lajmi kryesor është që PD nuk e ka çuar emrin e Berishës në Grupin Parlamentar. Për mua Basha ka lidershpin absolut në PD. Sot aleanca e sforcuar PD-LSI u kris dhe sot mbaron politika e Edi Ramës. Me largimin e Berishës Rama nuk ka më politikë. Ai është i detyruar t’i kthehet qeverisjes. Lulzim Basha nuk e ka marrë këtë vendim për interesat e tij personale, por nuk e ka bërë për betejën mes tij dhe Berishës. Kushdo që do të ishte në vendin e Bashës do të bënte të njëjtën gjë. Nëse nuk do ta bënte do të izolonte veten, PD-në, marrëdhëniet me SHBA dhe do të forconte më shumë Ramën. PD tani vjen në pushtet sepse votat i ka, partneritetin e SHBA. Kjo qeveri fitoi taktikisht dhe me mbështetjen e SHBA. Berisha nuk e fiton dot luftën ndaj Bashës. Ai po luan retorikën se partia më do  dhe Basha më përjashtoi. Ai po bën një lloj martirizimi. Postin e kryetarit nuk e merr dot”- tha Iljazaj

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: