Armando Broja titullar. Trajneri i Southampton, Hassenhuttl ka vendosur që sulmuesi kuqezi ta nisë nga minuta e parë takimin në shtëpinë e Burnleyt, e vlefshme për Premier League.

Ai nuk është në formë pasi nuk shënon prej kohësh, por kjo nuk ka penguar aspak austriakun që t’i japi një shans sot. Gjendja fizike është e mirë dhe  pritshmëritë për këtë “betejë” janë të mëdha.

 

Skuadra nga Southampton është e qetë në rënditje. Ky ekip është në vendin e 13-të me 39 pikë dhe nuk rrezikon aspak rënien një kategori më poshtë. Burnley është e 18-ta. Kjo është ndeshja e vetme për sot në Premier League.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb