Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr makarona spageti, 2 konserva peshk ton, 1 kokërr qepë, 3-4 lgj vaj ulliri, 2-3 thelpinj hudhër,400 gr pure domate, 10 kokrra ullinj
Kripë, piper, borzilok, Rigon, majdanoz.

Përgatitja

Kaurdisim qepën e grirë hollë, më pas shtojmë hudhrat e shtypura ose të grira imët, kripë dhe piper. E kaurdisim qepën mirë, shtojmë më pas ullinjtë të prerë në fetëza, domaten pure, borzolik dhe rigon. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë dhe piper dhe e lemë salcën të ziejë dhe lidhet për 10 minuta. Në fund shtojmë konservat e peshkut ton të kulluara nga yndyra dhe e lemë salcën dhe për 5 minuta të tjera në zjarr.

Ndërkohë kemi zier makaronat në mënyrë aldente. I shtojmë makaronat tek salca, i trazojmë mirë dhe i servirim menjëherë pudrosur me majdanoz të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb