TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka reaguar pas thirrjes së kreut të PD Lulzim Basha që politikanët t’i nënshtrohen me ligj vettingut.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho thotë se Rama ka refuzuar vettingun për politikanët sepse është peng i krimit dhe ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar

Statusi i plotë i Edmod Spahos:
Refuzimi i Edi Ramës për vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit!
Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët.
Edi Rama e refuzon vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: