Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zoti Arben Shehu zhvilloi sot një takim pune në mjediset e SPAK me zotin Altin Dumani, të cilin e uroi me këtë rast për emërimin e tij në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Të dy drejtuesit, shprehën vullnetin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ndërsjella institucionale si dhe të rritjes së komunikimit të vazhdueshëm në identifikimin dhe përcjelljen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimeve me qëllim parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve.

Gazetari Enrik Mehmet raporton për News24 se u diskutua gjithashtu mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: