Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për dosjen “Partizani”.

Ai u shpreh se më në fund po i plotësohet dëshira Berishës, kjo referuar kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit si deputet.

Ndër të tjera Hila tha se Berisha po bën hapa pas politikisht, ndërsa zgjodhi të mos e komentonte atë juridikisht.

“Mendoj se ia plotësuam dëshirën Berishës. Po e kalojmë në rrugë ligjore, përmes Parlamentit. Rruga ligjore mbyllet këtu. Nga ana politike, nuk mendoj se Berisha arriti ndonjë gjë. Premtoi revolucion dhe mbushjen e shesheve dhe nuk realizoi këtë. Kemi hyrë në vitin e tretë dhe nuk ka arritur t’ia dalë që të krijojë mosbindje civile apo për zgjedhje të parakohshme. Nuk e di sa produktive është e Berishës, pasi ka një të kaluar dhune. Duke ndezur sallën e Parlamentit 6 herë nuk mendoj se ka arritur gjë. Është një betejë që po përfundon në derën e Berishës. Unë rezervohem ta gjykoj nga ana juridike. Politikisht ishte joproduktiv, Berisha po bën hapa pas politikisht.”, u shpreh analisti Hila.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: