Saida Dollani është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen për Fatmir Mediun në Apelin e Posaçëm. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se çështja do të shqyrtohet nga kjo gjyqtare e vetme.

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Ndërkohë çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi. Seanca është caktuar më datë 17 shtator ora 10:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb