Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit. Ndërkohë të pandehurve iu janë komunikuar akuzat.

Ish-deputeti i PS , Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dy herë, në lidhje me vlerën monetare të parregullt të përfituar në mënyrë të tërthortë në formën e pagesës së punësimit fiktiv të babait të tij, Edmon Bllako, në shumë 14.964.900 lekë, si dhe  përfitimin e parregullt të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formën e pagesave të udhëtimeve private të tij jashtë shtetit, të bëra nga aksioneri kryesoriI shoqërisë koncensionare “Integrated Technology Services””, thuhet në dosje.

Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale.

Mësohet se Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli.

Ndërkohë, Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtepie’.

Sakaq, Arben Dervishi, Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi edhe Alqi Bllako, kanë marrë gjithashtu masën ‘arrest me burg’.

Ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Xhuzepe Çiafalione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: