TIRANE

Duket se zyrtarisht jemi në valën e dyë të pandemisë së koronavirusit. Ditën e fundit ka pasur një rritje të rasteve të personave të infektuar me COVID-19 në botë. Europa është kontinenti që ka më shumë raste ditore me koronavirus.

Ditën e sotme, Britania regjistroi 26,688 raste të tjera dhe 191 vdekje nga Covid-19. Një këshilltar i SAGE paralajmëroi se vala e dytë e koronavirusit mund të arrijë kulmin në Krishtlindje nëse nuk ka një tjetër bllokim kombëtar.

Edhe Franca ka shënuar shifra të larta, ku në 24 orët e fundit ka pasur 26.676 raste të reja me COVID-19 dhe 166 të vdekur.

Ndërkohë që Spanja ka kaluar shifrën e 1 milion personave të infektuar me koronavirus që prej nisjes së pandemisë ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë.

Edhe Italia ka pësuar një rritje rekord të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë shënuar janë 15,199 infeksione të reja të koronavirusit dhe 127 të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: