Spanja vazhdon të jetë një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, pas Italisë.

Në shtetin spanjoll, në 24 orët e fundit janë shënuar 838 vdekje në mbarë vendin. Në total, kanë vdekur nga virusi vdekjeprurës në këtë vend 6528 vetë.

Në 24 orët e fundit, në Spanjë janë regjistruar 5562 rastë të reja me virus.

Po ashtu, në shtetin e Spanjës, në total deri tani janë gjithsej 79,000 rastë të regjistruara me koronavirus.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb