SPANJE

Spanja ka nisur të rihapë industrinë e turizmit duke hequr kufizimet për vizitorët e huaj nga Bashkimi Evropian, Britania dhe vendet e zonës Schengen.

Të gjithë pasagjerët që do të mbërrijnë në Spanjë, do t’iu matet temperature në aeroport, do t’u merren të dhëna nëse kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe detaje të tjera personale.

Një lëvizje e tillë vjen teksa Spanja ka shënuar fundin e gjendjes së emergjencës pas tre muajsh. Ndërkohë, maskat duhet të vendosen në hapësirat publike ku distancimi social nuk është i mundur.

Spanja vendosi masat e izolimit në mes të muajit mars dhe është një ndër vendet të prekura më rëndë nga koronavirusi në Evropë. Ky vend ka regjistruar mbi 245 mijë të prekur me Covid 19 dhe mbi 28 mijë viktima.

Spanjën vizitohet në vit nga rreth 80 milionë turistë dhe kjo industri përbën 12 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: