Në Spanjë pritet të nisë gjyqi ndaj një grupi të trafikut të heroinës, të përbërë nga shqiptarë e spanjollë.

Në sajë të hetimeve, vëzhgimeve dhe kontrolleve të kryera nga policia, u arrit të kapej një automjet me të cilin po transportoheshin rreth 10 kilogramë heroinë. Kjo ndodhi në korrik 2022, në autostradën A6 pranë Pedrafita. Në makinën, me targa shqiptare, ndodheshin dy gra, njëra prej tyre me kombësi shqiptare dhe tjetra me kombësi spanjolle. Droga shpërndahej në 20 pako të fshehura nën levën e marshit.
Disa muaj më vonë, në nëntor 2022, operacioni përfundoi me gjashtë kontrolle në një shtëpi në A Coruña dhe një kontroll në Sada. Në to u sekuestruan më shumë drogë, kryesisht heroinë, por edhe kokainë, frenues të radiofrekuencave, fletore me shënime të shumave ekonomike, celularë, peshore precize, tufë lulesh të thara bimore dhe para të gatshme. Më shumë se 3000 euro në vetëm një nga shtëpitë, atë të kreut të grupit, me kombësi shqiptare. Ka qenë ai që ka siguruar lëndën narkotike për shitje më pas në të gjithë territorin spanjoll nëpërmjet bashkëpunëtorëve.

Në total, shtatë persona përbënin bandën që i dedikohej trafikut të drogës dhe baza e së cilës ishte në kryeqytetin e A Coruña. Nga shtatë të akuzuarit është një burrë dhe një grua spanjolle dhe pesë të tjerët janë me kombësi shqiptare. Dy prej tyre janë me precedentë penalë.
Prokuroria kërkon 15 vite burg për kreun e bandës kriminale dhe 7 vjet e 6 muaj burg për shtatë të arrestuarit, të gjithë të konsideruar si autorë të ngjarjeve. Shtatë të arrestuarit kanë qenë në burg të përkohshëm pa lirim me kusht që nga arrestimet e tyre përkatëse, midis korrikut dhe nëntorit 2022.
Për pesë shqiptarët, zëvendësimi i dënimeve me burg të kërkuar për dëbimin e tyre nga Spanja nuk mendohet, sepse gjykohet e nevojshme respektimi i tyre për shkak të peshës së krimeve të kryera. Gjyqi fillon të mërkurën e ardhshme në Gjykatën Hetimore numër 7.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: