SPANJË- Gjatë një operacioni të ekzekutuar në Spanjë janë arrestuar 15 persona për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa pas kontrolleve, autoritetet kanë liruar edhe 5 gra, të cilat detyroheshin të prostituonin në disa zona në shtetin spanjoll.

Ende nuk ka detaje të reja në lidhje me identitetin e të arrestuarve, por hetimet janë shtrirë në nivel kapilar në disa qytete të Spanjës.

Sipas policisë,  personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante dhe 5 gratë të cilat mbaheshin nën presion ishin të detyruara të paguanin një shumë prej 35 mijë euro për interes të grupit, përcjell “elpais.com”, raporton “BalkanWeb”.

Gratë arritën të liroheshin dhe grupi kriminal mori goditje të fuqishme. Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në pranga kanë përfunduar 1,219 persona, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Femrat nga Nigeria silleshin me mashtrim për një jetë më të mirë. Gjatë rrugës së kalimit, njeriu kyç që garantonte kalimin paguante paratë e duhura dhe zgjidhte problemet që dilnin gjatë rrugës. Në Libi, femrat rrinin në kampet e pritjes duke pritur transferimin përfundimtar në Spanjë.

Gjithashtu nga operacionet e kryera është bërë i mundur  lirimi i rreth 290 viktimave, të cilët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale nga ky grup i rrezikshëm.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb