TIRANE- Avokat Spartak Ngjela ishte duke biseduar kohët e fundit me miqtë e tij të opozitës për situatën e rënduar ekonomike. Si ka mundësi, tha njëri prej bashkëbiseduesve në tavolinë, që kjo qeveri nuk largohet edhe në këtë pikë që ka vajtur, kur arka e shtetit është boshatisur. Po ç’të largohet, hidhet e thotë Ngjela.
Ky është një shtet “lypës”, u thotë ai. Të tjerët hapën sytë, kur dëgjuan termin e ri të avokatit, dhe njëherësh shprehën pëlqimin për gjetjen e tij.
E Ngjela po me kaq pasion filloi tu shpjegojë se një lypës nuk falimenton kurrë, pasi çdo ditë do dalë dikush që t’i japë një dylekësh sa për të ngrënë.
(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)