NGA Eneida PETOVA

BERAT- Mungesa e mjekëve kardiologë dhe neurologë në spitalin e Beratit, është një realitet i dhimbshëm që bie çdo ditë në “kurriz” të qytetarëve.

Situata në këtë spital është më dramatike pasi 15 bluza të bardha kanë dalë në pension, por vijojnë punën duke u shërbyer pacientëve për shkak se mungojnë mjekët e rinj specialistë.

I rikonstruktuar së fundmi dhe i pajisur me aparatura të reja dhe moderne, spitali i Beratit ka vetëm një neurolog që edhe pse ka dalë në pension vazhdon të punojë në spital.

Zgjidhje e këtij ngërçi do të ishte marrja në kujdestari të spitalit, një projekt i vënë në zbatim së fundmi në disa spitale rajonale.

E ndërsa priten emërimet në këto dy specialitete, problematikat me mjekët në këtë spital duket se do të vazhdojnë gjatë, pasi edhe mjekë të tjerë ofrojnë shërbime edhe pse kanë mbushur vitet e punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb