Euro 2020 përjetoi një nga mbrëmjet më të bukura që nga starti. Belgjika fitoi 1-0 ndaj Portugalisë në një sfidë shumë të bukur. Djajtë e Kuq do të ndeshen me Italinë në cerekfinale.

Ishte Diogo Jota që provoi në fillim, ndërsa në krahun tjetër Eden Hazard nuk shënoi dot. Momenti më i mirë ishte në minutën e 25-të, kur Ronaldo provoi nga një gjuajtje dënimi, që u ndal nga Courtois.

Minutat e fundit të pjesës së parë janë më mirë për Belgjikën. Dhe pas një aksioni të rrjedhshëm, është Thorgan Hazard që realizon një supergol nga 25 metra. Një top i pakapshëm për Rui Patricio.

Pjesa e dytë është edhe më e bukur. Portugalia luajti shumë më mirë, goditi edhe shtyllën. Belgjika humbi De Buyne të dëmtuar, ndërsa në fund u zëvendësua edhe Hazard. Pas 5 minutash shtesë, nuk pati gjë, Belgjika avancon më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb