TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur përmes një postimi në twitter deklaratës së sotme të presidentit Ilir Meta.

“U bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë! Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!“- shkruan Spiropali.

Në një deklaratë shpërndarë mediave, kreu i shtetit apeloi aktorët kryesorë të politikës, të gjejnë rrugën e dialogut me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb