Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një apel urgjent për qasje humanitare në Gaza, duke i quajtur kushtet si “të papërshkrueshme”.

“Është tepër vonë për të ndihmuar të vdekurit, por ne mund të ndihmojmë ata që janë ende gjallë”, tha drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë. Ai tha se spitalet ishin të mbushura me të lënduar të shtrirë në korridore, ndërsa morgjet ishin të tejmbushura me trupa dhe mjekët kryenin operacione pa anestezi.

14 nga 36 spitalet e Gazës nuk funksionojnë më, dhe 23 spitale në qytetin e Gazës dhe në veri të territorit janë urdhëruar të evakuohen, sipas OBSH-së.

“Po na mbarojnë fjalët për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza. Ne kemi nevojë për një pauzë humanitare në luftime, në mënyrë ideale një armëpushim. Ne kemi nevojë për akses të papenguar dhe kalim të sigurt.”, tha ndër të tjera drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb