Pasi shkrimtarit Nasho Jorgaqi iu publikuan disa dokumente nga ish-drejtori i ISKK-së, Agron Tufa se ishte pjesë e sigurimit të shtetit, vjen një reagim nga zëvendësministri i Transporteve, Artan Shkreli.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shkreli teksa lartëson figurën e Jorgaqit, theksoi se ai i ka dhënë mbështetje morale në kohë të mira dhe të këqija. Mes të tjerash ai ka postuar dhe një foto me shkrimtarin.

“M E . N A S H O N

mikun e cmuar te familjes time dhe te asaj prinderore, mirenjohes per afrine dhe mbeshtetjen morale qe me dha ne kohe te mira e sidomos te keqia.”, shkruan Shkreli.

AKUZAT E TUFËS
Ish-drejtori i Institutit për studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit, Tufa tha se Jorgaqi njihej me pseudonimin “dragoi”, duke e cilësuar si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të shtetit komunist.
“Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi””, shkroi Tufa.

Sipas Tufës, Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: