TIRANE-Një detektive private nga Tirana ka treguar detaje të punës së saj në zbulimin e tradhtisë në çift. Shkënda Lili ka pak kohë që është certifikuar si dedektive private në Tiranë. E ftuar në emisionin “Pasdite në TCH” ajo ka treguar një pjesë nga puna dhe jeta personale.

Shkënda Lili thotë se fillimisht ka hasur vështirësi edhe nga familja, pasi ata nuk donin që vajza të vijonte këtë shkollë, por që më pas u mësuan dhe u detyruan ta pranojnë zgjedhjen që ajo kishte bërë.

“Ishte e vështirë t’i bindje, por unë ndërkohë isha regjistruar në shkollë, ndërsa shoqëria më njihte tipin dhe e dinin që mund ta bëja, por prapë më shihnin të habitur”- ka treguar Shkënda.

“Dyshimet janë vërtetuar në të gjitha rastet ka thënë ajo”, teksa fliste për investigimet mbi tradhtinë.

Dedektivja zakonisht merr kohë një muaj për të zbuluar një rast, gjatë të cilit, të qenit i padukshëm për personin që gjurmon, është pjesa më e vështirë. Pastaj vjen edhe faza kur provat e grumbulluara i jepen në dorë personit që ka kontraktuar detektivin.

“Unë u qëndroj afër sepse disa kalojnë në traumë, por ka edhe raste kur e dinë dhe duan thjesht provat, që të përballen me partnerin”- ka thënë ajo. Femrat në përgjithësi janë xheloze dhe do të bënin çmos për të kontrolluar të dashurin e tyre, dhe një pyetje e tipit “cila nga gjinitë është më shumë e interesuar” nuk mund të mungonte.

“Në përgjithësi ka dhe femra dhe meshkuj të cilët duan të dinë, por në numër më të madh janë meshkujt” -ka thënë dedektivja.

E pyetur se çfarë mendojnë familjarët tani që ajo është kthyer në një “spiune” Shkënda rrëfen se: “Më kanë frikë, disa herë më thonë mos se kjo të fik derën” ka rrëfyer ajo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: