Një prift ortodoks është dënuar me 12 vite burg, për shkak se ka bashkëpunuar me forcat pushtuese ruse dhe u ka vënë në dispozicion informacion në lidhje me pozicionet mbrojtëse të ushtrisë vendase.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ku me anë të një postimi në Telegram bëhej me dije se prifti spiunonte për trupat ruse që në prill., ndërsa zona për të cilën ai ofronte informacione, ishte ajo e Luhanskut.

“Një prift nga Kisha Ortodokse Ukrainase e Patriarkanës së Moskës në rajonin e Luhanskut është dënuar me dymbëdhjetë vjet burg për informimin e armikut për pozicionet e mbrojtjes ukrainase. Prokurorët vërtetuan në gjykatë se prifti nga kisha me bazë në Lysychansk ndihmoi grupet e armatosura ruse gjatë armiqësive kundër ushtrisë ukrainase. Prifti mblodhi informacion për numrin dhe vendosjen e pajisjeve, si dhe armët e forcave të armatosura ukrainase në Sievierodonetsk”, thuhet në postim.

Më pas ai ua dërgoi informacionin përfaqësuesve rusë përmes telefonit, çka çoi edhe në zbulimin e tij me zbulimin e korrespondencës”, thuhet në postim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb