Cristiano Ronaldo është sportisti i momentit në glob. Ende pa u luajtur finalja e “Champions League” e cila mund të rrisë akoma edhe më shumë figurën e tij, portugezi e ka bërë një arritje të madhe.

Në fakt, duke i shtuar edhe të fundit, fituesi i 5 herë “Topit të Artë” kryeson për të tretin vit me radhë klasifikimin “ESPN World Fame” për 100 sportistët më të famshëm të planetit.

Në përpilimin e kësaj renditje, amerikanët e “ESPN” bazohet te paraqitja në fushën e lojës, ndjekësit në rrjetet sociale dhe të ardhurat financiare.

Ronaldo u bë gjatë këtij sezoni futbollisti i parë që shënon gol në dhjetë ndeshje radhazi në Champions, ku synon të fitojë për herë të tretë këtë trofe. Ai fiton rreth 40 milionë euro në sezon dhe në tre rrjetet sociale “Twitter”, “Instagram” dhe “Facebook” ka në total 121.7 milionë ndjekës.

Pas tij vijnë LeBron James dhe Lionel Messi, ndërsa në renditjen e dhjetë sportistëve më të famshëm të plantit figurojnë edhe Neymar, Roger Federer dhe Tiger Ëoods

Renditja e dhjetë sportistëve më të famshëm në tokë…

1-Cristiano Ronaldo (futboll)
2-LeBron James (basketboll)
3-Lionel Messi (futboll)
4-Neymar (futboll)
5-Roger Federer (tenis)
6-Tiger Woods (golf)
7-Kevin Durant (basketboll)
8-Rafael Nadal (tenis)
9–Stephen Curry (basketboll)
10-Phil Mickelson (golf)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb