Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, stadiumi “Air Albania” është gati të presë një tjetër ndeshje të Superligës. Bëhet fjalë për atë mes Kukësit dhe Partizanit, më program për t’u luajtur më 2 janar.

Derbi1
Derbi1

Lajmi bëhet i ditur nga “Panorama Sport”. Sipas gazetës, atmosfera që shoqëroi derbin dhe tribunat e mbushura kanë bindur klubin kukësian që ka edhe rolin e organizatorit të kërkojë që ndeshja e parë e fazës së tretë të zhvillohet në stadiumin e ri. Partizani nuk është kundër, megjithëse duhet edhe një përgjigje nga Federata dhe shoqëria që menaxhon impiantin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb