Laçi është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, por kurbinasit e drodhën jo pak Tiranën, kur arritën të shënonin edhe golin e dytë, dhe këmbëngulën për ta çuar ndeshjen në shtesë. Gjithsesi Tirana u kualifikua, por Sulejman Starova është krenar për reagimin e skuadrës së tij. Për “Supersport”, Starova u shpreh se ka pasur dhe dy momente të dyshimta për penallti në favor të bardhezinjve.

Sa keqardhje keni për ketë sfidë?
Më kënaq mënyra e lojës. Besuan se mund të përmbysnin. Dalim krenarë nga Kupa, që do të thotë se shtohet morali për kampionatin. Skuadra beson më tepër të vetja.

Sa u kanë penalizuar mungesat?
Edhe sot, edhe pse s’kishim 3 lojtarë të rëndësishëm, bashkë me Berishën katër, u zëvendësuan mirë. Meritojnë komplimenta sepse zhvilluan ndeshje të mrekullueshme.

Ekipi e kuptoi idenë tuaj sot…
Jam dakort. Parashikohej që Tirana do të luante e kujdesshme, 4-4-2 na u ndihmua edhe nga ata. Kthejej në 4-2-4. Detyra ishte mos të humbnim vigjilencën në sulm. Besimi i skuadrës u rrit edhe nga ndeshja në Tiranë. Incidenti humbet vëmendjen për të analizuar ndeshjen. Kam bërë dje analizën, janë 10 minuta vonesa. Loja e mirë ka të bëjë edhe me moralin. Tirana është nga të fortat e momentit.”

Fat që nuk e realizuat dot, apo ekipi nuk bëri sa duhej?
Kam qimen e derrit unë (qesh). Për sa i përket penalltive, dua të them se nuk besoj se Domgjoni ka bërë faull atje edhe prekja me dorë po shkon te lojtari ynë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb