Steven Gerrard është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Aston Villas. Legjenda e Liverpool-it, 41 vjeç, ka pasur sukses me Rangers, që kur mori drejtimin e gjigantëve skocezë në qershor të vitit 2018. Në rolin e tij të parë si trajner, Gerrard udhëhoqi skuadrën e Glasgow drejt titullit të parë në Skoci pas në një dekade.

Ish-mesfushori i Anglisë zëvendëson Dean Smith si trajner tek Aston Villa, pas shkarkimit të tij, që erdhi pas humbjes së pestë radhazi në Premier League ndaj Southampton. Ikona e futbollit anglez nënshkroi një marrëveshje 2.5-vjeçare në “Villa Park”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb