STOKHOLM- Dy suedezë të akuzuar se kishin pasur rol kryesor për vrasje të kryera në Siri në pranverën e vitit 2013 u dënuan sot me burgim të përjetshëm me akuzën për veprime terroriste.

Hassan Al Mandlawi, 32 vjeç, dhe Al Amin Sultan, 30 vjeç, dolën para gjykatës së Goteborgut për pjesëmarrje në ekzekutimin me mbytje dhe prerje të kokës së dy personave në Alepo.

“Gjykata theksoi se roli i tyre ishte dukshëm prej drejtuesish në këto ekzekutime, ndonëse dy personat kërkuan pafajësi pavarësisht provave të pakontestueshme”, sipas prokurorisë. Drejtësia suedeze ende nuk ka mundur të identifikojë viktimat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: