Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar që në Qytet Studenti ka qytetarë të ardhur nga Afganistani.

I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Veliaj tha se asnjë student nuk është nxjerrë jashtë pasi ka qenë vetëm një numër shumë i pakët i tyre që kishin provime të mbartura. Ai tha se afganët tashmë janë vendosur në Lezhë dhe Shëngjin.

“Sot në Qytet Studenti ka zero afganë. Në gusht nuk ka qytet Studenti fare. Edhe pastruesja e derzhuni shkojnë me pushime. Prandaj historikisht nuk ka pas.  Kur jam bërë kryetar bashkie kam thënë që për ata që kanë provime në vjeshtë le t’i hapim këto konvikte. ne kishim në qytet Studenti godia sa Rogneri e Sheratoni. Prandaj ne kemi një situatë të tillë në gusht, siç ne ju mirëkuptojmë duke hapur konviktet për ata që kanë provime të mbartura, se në total ishin 10. Është si të ndërrosh hotel. Sigurisht për ata kërkojnë komplot në çdo fije bari dhe e bënë kushedi se çfarë. Pjesa më e madhe janë në Lezhë dhe Shëngjin, në resorte. Unë vetë kam ikur në Greqi. Ashtu e kisha situatën familjare as e quaj heroizëm, ashtu shkoi jeta”- tha Veliaj.

Më tej Veliaj tha se kryeministrit Rama nuk i njihen meritat pasi ka sjellë në vend ajkën nga ai vend. Ardhja e tyre sipas tij ka ndihmuar në reputacionin e vendit.

Ajo që shumë njerëz nuk ia njohin si meritë Ramës është që ai pati mundësinë të sillte këtu ajkën pasi ishte i pari që u ofrua. Besoj se Edi nuk i merr mjaftueshëm meritë duke sjellë ajkën që nuk i solli asnjë dëm Tiranës, as nuk u ngacmua njeri, as nuk u vodh njeri. Kjo na bëri mirë për reputacionin në vend. Ishte shumë shqetësuese. Edhe ato minoranca të zhurmshme ku t’i dëgjojë ambasadorë të pellazgjishtes sikur këtu kishin ardhur kriminelë. Ishte një proces që ishte dinamik. Kryeministri doli publikisht, sa do vijë dhe ku do vijë varet si do të bien dakort”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb