Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka krahasuar strehimin që do i bëhet afganëve në Shqipëri me atë të Maqedonisë së Veriut.

Vasili thotë se për afganët, qeveria shqiptare ka zbrazur 6 godina të Qytetit Studenti duke përzënë studentët shqiptarë që po qëndronin aty.

Nga ana tjetër ai ka cituar një deklaratë të Zoran Zaev i cili theksonte se afganët në Maqedoninë e Veriut do të strehoheshin në hotele e motele dhe shpenzimet do t’i mbulojë SHBA.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Afganet:Shqiperia perze studentet, ndersa Maqedonia i sistemon ne hotele!

Sipas Zerit te Amerikes:

“Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i tha një televizioni të Shkupit se afganët do të vendosen në hotele dhe motele, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë qeveria amerikane”.

Ndersa ne Shqiperi jane larguar studentet dhe janë zbrazur 6 godina te Qytetit Studenti.

Maqedonia ka dhene zgjidhjen e nje shteti serioz dhe te organizuar ndersa Shqiperia e qeverisur nga rilindja vetem ç’organizim, propagande dhe zgjidhje te çmendura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb