TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e ftuar në “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në News 24 iu bëri ballë pyetjeve të studentëve më të mirë, të cilët kërkuan të dinë gjithçka që ajo po bën në krye të institucionit që drejton.

Ikonomi nuk iu shmang dot interesimit të tyre për rastin e biznesmenit libanezo-amerikan të larguar nga Shqipëria Faddi Mitri, pasi u sulmua barbarisht për shkak të një resorti që do ndërtonte në Gjirin e Lalzit, por as interesimit të tyre për jetën e saj private, marrëdhëniet me Ministrin Beqaj, kur ishte zëvendësja e tij si dhe zhvillimet më të fundit pas publikimit të një videoje, ku ministri i Shëndetësisë, Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor.

milva-ekonomi

Ikonomi tha se rasti i biznesmenit Mitri ishte një rast i izoluar dhe individual që nuk e rrezikon imazhin e Shqipërië. “Kjo është një çështje që po e ndjekin autoritetet përgjegjëse. Mund të them se dosja e investimit ka qënë e përfunduar. Ngjarja që ndodhi në Shqipëri ka qënë e izoluar, kemi prezencë të shoqatave të ndryshme këtu. Shumë shoqata biznesi u distancuan, pasi ishte diçka individuale. Nuk kishte të bënte me biznesin libanez apo amerikan por me një individ. Kur të ketë mbaruar hetimi do ketë edhe një raport”,- tha ajo.

Deklaratat e deputetit socialit, Parid Cara për shkarkimin e Beqaj për Ikonomin janë të padrejta. “Mendoj që ministri Beqaj është një person që punon shumë për të ndryshuar faqen e Shëndetësisë, që ka ide, njohje në fushën e shëndetësisë globale”,- shtoi ajo.
milva-me-studentet-1

Duke u ndalur tek detyra e saj, ministrja tha se do ta bëjë me përkushtim dhe sfidë e momentit mbetet lufta ndaj informalitetit. “Kam marrë përsipër ta kryej deri në fund, ta kryej mirë. Vetëm një forcë madhore do më detyronte ta lija Jam atje për të sjellë ndryshime në ekonominë e vendit”.

Një lidhje të veçantë ministrja tregoi se kishte me dy vajzat e saj edhe ato të prirura drejt Ekonomisë e Matematikës. Mesazhi që ai iu jepte në lidhjen me karrierën ishte shumë domethënës: “Të punoni fort, ta doni profesionin dhe të jeni të ndershme me të. Në jete për të bërë karrierë duhet filluar me zero, karriera bëhet me punë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb