Studentët e Universitetit Politeknik kanë lënë sërish mësimin këtë të enjte dhe po i bashkohen protestës masive në Tiranë. Të mbledhur pranë universitetit, ata kanë nisur marshimin në drejtim të Parlamentit, në kuadër të protestave që po zhvillohen në kryeqytet dhe në zona të tjera të vendit.

Ndërkohë, bojkoti i mësimit vijon edhe në disa gjimnaze të Tiranës. Nxënësit e “Qemal Stafës”, “Petro Nini Luarasit”, “Partizanit” dhe “Çajupit” kanë lënë klasat dhe kanë dalë në protestë. Aksionit u janë bashkuar edhe gjimnazistët e Kamzës.

Situata paraqitet e tensionuar, ndërsa në terren ka prani të shtuar të forcave të policisë. Gjimnazistët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, duke brohoritur në kor: “Pa rini nuk ka Shqipëri”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: