Koronavirusi  mund të mbetet infektues në sipërfaqe të tilla si kartëmonedha, ekranet e telefonit dhe inoks për 28 ditë, thonë studiuesit.

Gjetjet nga agjencia kombëtare e shkencës Australiane sugjerojnë që SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për shumë më gjatë në sipërfaqe nga sa mendohej, raporton BBC.

Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtiten ose flasin. Por ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër, si dhe në sipërfaqe të tilla si metali dhe plastika.

Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik inoks, megjithëse rezultatet ndryshojnë.

Por studimi i fundit nga agjencia Australiane CSIRO zbuloi se virusi ishte “jashtëzakonisht i fortë”, duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si xhami i gjetur në ekranet e telefonit celular dhe kartëmonedha plastike e letre, kur mbahen në 20C (68F), që është afër sa temperatura e dhomës.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb