Pas një hulumtimi të zhvilluar mbi minjtë janë zbuluar neuronë të rinj në veshin e brendshëm.Hulumtimi është zhvilluar nga shkencëtarët e Institutit Karolinska në Suedi, në sistemin e dëgjimit periferik janë zbuluar të neurone që më parë nuk diheshin.

Shkencëtarët më parë qelizat nervore në kërmillin e veshit i ndanin si neurone Type 1 dhe Type 2, ndërsa me hulumtimin nxorrën në pah se neuronet Type 1 përfshijnë 3 lloje të ndryshme të qelizave.

“Tashmë e dimë se në sistemin qendror dëgjimor shkojnë 3 rrugë të ndryshme. Ne gjetëm detaje se cilat gjene janë aktive në çdo lloj qelize”, ka thënë lideri i ekipit hulumtues, Francois Lallemend. Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb