Moti I keq ka përfshirë Bavarinë, në Gjermani, duke sjellë një breshër të furishëm, si në këtë video të publikuar në rrjetet sociale.

Breshëri i madh ka përfshirë në mënyrë të veçantë zonën e Mynihut ku intensiteti dhe madhësia e breshrit ka qenë pothuajse sa një kajsi.

Si pasojë shumë persona janë plagosur dhe shumë makina, çati shtëpish janë dëmtuar rëndë.

Ndërsa në Berlin janë ndarë në rrjetet sociale video që tregojnë rrufe të mëdha në qiell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: