Luis Suarez zgjodhi të transferohej te Nacional para pak muajsh, për të fituar formën e duhur fizike për pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit. Tashmë është zyrtare largimi i tij nga Primera Division i Uruguajit, me diçka të tillë që e kanë pranuar edhe brenda klubit.

Pikëpyetja më e madhe është e ardhmja. Ku do  firmosë “El Pistolero? RAC1 shkruan se Suarez do të firmosë në MLS amerikane. Bëhet fjalë për Los Angeles Galaxy, me tratativat që tashmë kanë përdunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithccka do të anonccohet menjëherë pasi Përfaqësuesja e Uruguajit të eliminohet nga Kupa e Botës që fillon në nëntor.

Në bazë të asaj që thuhet, 35 vjeçari do të firmosë një kontratë me LA Galaxy deri në  vitin 2025. Te kjo skuadër do gjejë emra të mëdhenj si Chicharito, Douglas Costa apo Riqui Puig.

Uy
Uy

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: