Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka votuar pak para orës 09:00 në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier. Ai është i vetëm në garë, pasi në Fier nuk ka asnjë kandidat tjetër në fletën e votimit për Kryetar Bashkie.

“Vetëm duke votuar bëheni pjesë aktive e zhvillimit të vendit. Shumë faleminderit”,- tha Subashi para mediave.

I pyetur nëse opozita do mund të pengojë zgjedhjet, Subashi tha: “Edhe sikur të duan uragani i njerëzve që duan të votojnë nuk ndalet”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb