Ushtria e Sudanit dhe koalicioniopozitar kanë arritur një marrëveshje për të krijuar një periudhë të re të qeverisë tranzitore. Marrëveshja erdhi pas javësh bisedimesh dhe protestash të dhunshme.

Mohamed El Hacen, një ndërmjetës nga Bashkimi Afrikan (AU), njoftoi marrëveshjen të shtunën në mëngjes duke thënë se dy delegacionet “kanë rënë dakord plotësisht për një deklaratë kushtetuese”.

Etiopia dhe Bashkimi Afrikan ndërmjetësuan bisedimet midis Këshillit Ushtarak dhe opozitës për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes. Deklarata thotë se një kryeministër do të emërohet posa të nënshkruhet dokumenti. Kryeministri do të formojë një qeveri në konsultim me koalicionin opozitar të Sudanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: