Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu deklaroi se sipas direktivave të OBSh duhet një strategji agresive ndaj COVID-19, duke filluar me testim horizontal.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu thekson se identifikimi i çdo rasti ngelet detyra e madhe, që krijon më tej mundësi për mjekim, izolim e gjallërim social e ekonomik, ndërkohë që ai i bën thirrje kolegëve të laboratorëve që të bëhen protagonistë për të kryer testime.

MESAZHI I SHEHUT
Test, test, test, Kolege te te gjitha laboratoreve, behuni ju protagonistet!

Sipas direktivave te OBSh duhet nje strategji agresive, aktive e direkte kunder Virusit, duke filluar me testim horizontal. Identifikimi i cdo rasti ngel detyra e madhe, qe krijon me tej mundesi per mjekim, izolim e gjallerim social e ekonomik. Strukturat shteterore laboratorike duke perqendruar te gjithe barren ne Tirane, definitivisht nuk mund ta perballojne kete domosdoshmeri. Laboratoret publike, te paresorit e spitaloret, jane ne nje amulli te plote si pasoje e Check up-it, apo e “pritshmerise” se tjetres PPP, perfshi dhe ne QSUT.

Ne keto kushte duhet shfrytezuar menjehere ai rrjet i tere laboratoresh me nivel, tashme ne mbare vendin. Kolege, menaxhere te tyre, ju mund te jeni “pionieret” e depistimit horizontal; per kete ju mund te beheni inisiatoret e futjes se metodave te tjera diagnostikimi te thjeshta edhe jashte “tamponeve”, te shpejta, te lira, qe mund t’i realizoni ne te gjithe territorin, me pak perpjekje e investim fillestar.

Ne radhe te pare e kam fjalen per metodat imunokromatografike, per te cilat sot po flitet shume, mjaft vende po i aplikojne masivisht me sukses e kosto shume te ulet, te tjere po i studjojne me shpejtesi, edhe per te percaktuar imunizimin e popullesise me tej.

Qartesisht edhe kjo metode nuk mund te realizoje objektivat e nje kerkimi horizontal, nqs perseri si “tamponi” do te ngele monopol vetem i Tiranes.

Suksesi strategjik i saj apo kujdo metode tjeter te neserme, kerkon involvimin e te gjithe juve ne te gjithe Shqiperine pa pritur “fermane zyrtare”, vetem keshtu do te detyrohet shteti “te zgjohet”, tju ndjeke dhe detyrimisht t’ju rimbursoje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb