Listës së gjatë të urimeve për triumfin në Conference league, Romës i është bashkuar edhe një që spikat. Mes tyre, është edhe përgëzimi i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, i cili shkruan në tëitter:
“Urime Romës për fitoren në Conference League!”, teksti i mesazhit i shoqëruar me trengjyrëshin e pashmangshëm. Një sukses me vuajtje, por i merituar nga verdhekuqtë.
Complimenti alla @OfficialASRoma per la vittoria in #ConferenceLeague 🇮🇹#ASRoma #UECLfinal
— Roberto Mancini (@robymancio) May 26, 2022
Mancini rigjen edhe Spinazolën, i cili pas dëmtimit të Evropian, është gati të japë kontributin në etapën e radhës, në Nations League. Gjithashtu, trajneri i Italisë tani ka edhe eksperiencën e kapitenit Pellegrini.
(BalkanWeb)