Këtë të premte në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” u transmetua historia e familjes Idrizi në Sukth. Familja jeton prej vitesh me peshën e hallit dhe dhimbjes që krijon sëmundja e fëmijëve. Jo një as dy, tre fëmijë të së murë janë në këtë familje. Një nga binjakët ka lindur i shëndetshëm, tjetri me paralizë.


Të tre fëmijët duhet t’i nënshtrohen operacionit, njërin nga operacionet e mbulon një spital në Prizren.

“Kam katër djemë, tre janë të paralizuarm nuk ecin fare, I kam në shtëpi të paralizuar, nuk e imagjinoni dot si është të jetosh me tre fëmijë të sëmurëm, është vuajtje për një nënë. Asnjë ditë nuk fillon pa u mërzitur pa qarë, është një vuajtje që nuk ka fund, jemi sprovuar me një fatkeqësi të madhe, kisha thuruar ëndrra, doja ti shikoja duke vrapuar, por na është përplasur një realitet. Cdo prind më bëson, unë kam tre fëmijë që nuk ecin dot. Sa e sa nete kam qarë, sa e sa netë jam lutur për këta fëmijë, po më plas shpirti si nënë. I kemi dërguar në një spital në Prizren, bëhen na thanë 40.000 euro. Nuk i kemi aq para. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve që edhe këta fëmijë të ecin si gjithë të tjerët”,-thotë e ëma e djemëve të paralizuar. “Dhimbje në shpirt është, janë tre fëmijë që nuk ecin, I kam shumë merak, nuk kam cfarë të bëj. Ishalla nuk më del shpirti”,-thotë gjyshja e tre nipërve të paralizuar. /BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb