Dëmtimi i rëndë i Niklas Sule, i cili ka mbyllur sezonin për shkak se ka këputur ligamentet e gjurit, detyron Bayern Munich të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues. Klubi gjerman pritet të rikthehet tek një pistë e vjetër, Samuel Umtiti, një lojtarë që e kanë kërkuar edhe në të kaluarën por në kushtet që ndodhen, i detyron të hidhen në sulm që në merkaton e janarit.

Umi
Umi

Umtiti nuk është preferencë e parë e trajnerit Valverde, as francezi nuk do të ishte kundër një transferimi te Bayern Munich.

Umtiti
Umtiti

Në fakt, në Mynih, Umtiti do të ishte si në shtëpi pasi Bayern vijon kolonizimin me futbollistë francez. Vetëm gjatë merkatos së verës afroi 2 kampion bote si Pavard dhe Hernandez ndërsa listës i shtohet edhe Toliso e Coman.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb