Pas Turqisë, dhe Azerbajxhani ka reaguar për njoftimin nga pala armene se një avion ushtarak i tyre ishte sulmuar në hapësirën e tyre ajrore dhe piloti i saj kishte vdekur.

Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev siguron se Turqia nuk ka marrë dhe merr pjesë në konfliktin armeno-azerbajxhanas.

Po ashtu Aliyev ka akuzuar Aremeninë se ka shkelur rëndë ligjin ndërkombëtar duke zaptuar territorin azerbajxhanas në Naghorno-Karabakh.

Prej tre ditësh në rajonin me shumicë armene, por që ndodhet zyrtarisht në territorin e Azerbajxhanit zhvillohen luftime teksa kanë vdekur deri më sot mbi 100 ushtararë dhe civilë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb