Të paktën 9 persona kanë humbur jetën në Meksikë gjatë një sulmi me arnë në një funeral. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ciudad Juarez të Meksikës veriore.

Fillimisht autorët kanë qëlluar në banesën e viktimës ku humbën jetën tre persona, më pas kanë qëlluar në tempullin ku u transferua trupi i pajetë duke vrarë dhe gjashtë persona të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave, janë 6 bura, dy gra dhe një fëmijë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë sulmit me armë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb