Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi në stacionin e policisë në Karaçi të Pakistanit.

Mediat e huaja raportojnë se një oficer policie dhe një portier humbën jetën në sulm, ndërsa katër roje u plagosën.

Të paktën 10 militantë sulmuan stacion in e policisë me granata në dorë.

Talibanët e Pakistanit, të njohur si Tehreek e Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, sipas zëdhënësit Mohammad Khorasani.

Ata janë cilësuar si organizatë e huaj terroriste nga Departamenti Amerikan i Shtetit që nga shtatori i vitit 2010.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendin e sulmit, sipas videos së publikuar nga Shërbimi i Ambulancës Chhipa, në të cilën mund të dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb