Grupi islamik Al Shaabab ka realizuar një sulm në një motel, duke shpërthyer një makinë-bombë në Mogadishu.

Hotel “Afrik” u rrethua sot nga forcat e sigurimit të Somalisë dhe hyrja në atë vend është e ndaluar, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

“Një sulm ka ndodhur, para një hoteli pranë një kryqëzimi trafiku në qendër të Mogadishut. Një makinë-bombë goditi hyrjen e hotelit, pas së cilës agresorët e armatosur hynë në ndërtesë. Pati gjithashtu një shkëmbim zjarri”, tha një zyrtar politik anonim.

Dëshmitarët okularë deklaruan se pas shpërthimit të makinës bombë, disa agresorë hynë në hotel. Këta agresorë kanë marrë përsipër sulmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb