IRLANDE -Një grup personash ka hapur zjarr me kallashnikov AK-47, në një hotel në kryeqytetin e Irlandës. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në “Regency Hotel” në Dublin, teksa po zhvillohej një ndeshje boksi. Si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Sipas agjentëve të policisë, viktima dhe i plagosuri janë të moshës 20-30 vjeçare. Pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash brenda në hotel, atentatorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, por autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për larje hesapesh mes dy grupe tifozësh.

Ndërkohë në internet është publikuar një video, ku duket momenti kur të pranishmit në ndeshjen e boksit shpërndahen brenda pak sekondash, pasi në sallë dëgjohen të shtënat e armëve të zjarrit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: