Një burrë goditi me thikë dhe plagosi dy turistë të martën në mëngjes pranë Akropolit në Athinë, atraksionit kryesor turistik të Greqisë, njoftoi policia.

Autori sulmoi me thikë një burrë dhe një grua, të dy shtetas amerikanë, në një rrugë këmbësorësh pranë një hyrjeje në vetë Akropolin dhe pranë hyrjes së Muzeut të Akropolit, i cili ndodhet në rrëzë të kodrës së Akropolit.

Gruaja pësoi lëndime të lehta në këmbë, ndërsa burri u plagos më rëndë me plagë në krah, tha policia. Sulmuesi u ndalua në vendngjarje, ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spital me ambulancë, thanë autoritetet. Identiteti i sulmuesit nuk ishte menjëherë i qartë, por policia tha se ai dukej se vuante nga probleme psikologjike. Sulmi nuk çoi në mbylljen e vendeve, të cilat vazhduan të funksiononin si zakonisht. Mediat greke raportuan se sulmuesi dyshohet se kishte kërcënuar rastësisht kalimtarët me thikë dhe se policia ishte njoftuar nga një anëtar i publikut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb