Të paktën nëntë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm i ushtrisë izraelite në qytetin Nablus të Palestinës.

Sipas ministrisë, nëntë të vdekurit ishin Adnan Sabe’ Baara, 72 vjeç; Mohammad Khaled Anbousi, 25 vjeç; Tamer Minawi, 33 vjeç; Musab Oëais, 26 vjeç; Hossam Isleem, 24 vjeç; Mohammad Abdulghani, 23 vjeç; Ëaleed Dakheel, 23 vjeç; Abdulhadi Ashqar, 61 vjeç; dhe Muhamed Farid Shaaban, 16.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 me orën lokale dhe se pas sulmit shpërthyen konfrontime të tjera.

Ushtria bllokoi hyrjet që qytet para se të rrethonte një shtëpi me dy luftëtarë palestinezë të cilët ishin shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Hossam Isleem dhe Mohammad Abdulghani, të cilët u vranë të dy.

Ushtria izraelite tha se “forcat e sigurisë po operojnë tani në qytetin e Nablus”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb